“Pasaportat e arta”, Meta akuza Ramës: Do marrë pjesën e tij nga klanet kriminale, por do përgjigjet deri më një! Paratë e nxjerra jashtë do riatdhesohen!

Më datë:

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa lëshoi akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, theksoi se ky i fundit do të marrë pjesën e tij të lekëve nga klanet kriminale që duan të pastrojnë paratë, duke investuar në Shqipëri.

Në një konferencë për mediat Meta kundërshtoi nismën për pasaportën e artë, duke shtuar se e ka kundërshtuar gjithmonë.

Po ashtu ai pohoi se çdo para që ka dalë jashtë vendit, me të cilën është abuzuar, do të hyjë sërish në vend.

“Meqë ambasadori e mbylli me çështjen e lëvizjes së lirë, kjo çështja e pasaportave të arta është sipas konceptit të tij për Ballkanin e hapur.

Ky është ogiç i atij tjetrit. Kjo është në kurriz të interesit kombëtar, të interesit drejt BE.

Kjo është tentativë e hershme që e kam kundërshtuar shumë qartë prej kohësh dhe në detyrën e presidentit të republikës.

Ai është në proces largimi dhe përpiqet që të përfitojë për klanin e tij. Kjo është nismë për të bërë marrëveshje me persona që kanë para dhe dëshiron që t’i pastrojnë ato. Do të marrë pjesën e tij.

Siç është nisma e portit të Durrësit, e cila thyen marrëveshjen e stabilizim asocimin.

Siç ka nisur dhe tenderat me kosto nga 26 mln metri katror. Ky nuk do fondet europiane pasi ato kanë standarde me integritet.

Ato kanë procedurat e konkurrimit. Ky tenton që të fusë shqiptarët që të marrin sa më shumë borxhe. Përveç përfitimeve nga kartela e shëndetit që ia shpreson.

Ai do të përgjigjet për gjithçka deri në një. Jo vetëm ai po dhe ata që kanë abuzuar.

Lekët do të vijnë në Shqipëri, do të riatdhesohen në shërbim të popullit të Shqipërisë.”, pohoi ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SUEDI – Rutte: Vendimi i Trump për trupat në Poloni nuk e ndryshon kursin e NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte ka mirëpritur...

Merz mbështet integrimin gradual

Dy javë para samitit të liderëve të shteteve të...

Kos në Malin e Zi, kërkon bashkëpunim për reformat

Në ceremoninë festive të 20 vjetorit të pavarësisë së...