Pampuri: PD s’ka asnjë lidhje me lobimet ruse, agjenti u pagua

Më datë:

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama pas arrestimit të zyrtarit të lartë të FBI, McGongial.

“Dje shqiptarët mësuan se fill pas zgjedhjeve të vitit 2017, Edi Rama me ndërmjetësimin e Agron Nezës dhe Dorian Duçkës komisionoi agjentin e FBI Charles McGonigal për të ngritur çështje kundër Partisë Demokratike dhe rivalit politik të Ramës, Lulzim Basha.

Përpjekja e Ramës që me para kesh, me dëshmi të rreme dhe kontrata të paligjshme biznesi të lidhte Partinë Demokratike me Rusinë iu kthye atij në bumerang.

Njeriu që i pagoi agjentit McGonigal 225 mijë dollar kesh, Agron Neza, është njëkohësisht pronari i kompanisë që kaloi fondet ruse për agjentin e FBI.

Pas 5 viteve fushatë, qytetarët mësuan se as PD dhe as ndonjë drejtues i saj s’kanë asnjë lidhje nga akuzat e gatuara në zyrën e Edi Ramës.

Shqiptarët e panë e zeza mbi të bardhë provën e lidhjes së Ramës në SHBA dhe Evropë.

Të nisin hetimet pa humbur kohë. Vetë kryeministri është përpjekur të korruptojë agjentin e FBI.”- tha Pampuri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta e dhunshme, Policia identifikon 52 persona të dyshuar

Policia e Shtetit ka identifikuar 52 persona të dyshuar...

Ministri Demo: Dhuna arriti nivele të paprecedenta, 347 persona të lënduar

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se në total...

BE reagon për protestat dhe çështjen Veliaj: Thelbësor një proces i drejtë

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de...

Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Avokatisë, pritet vendimi për bojkotin

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës...