4.5 C
Tirana

Borrell: NATO s’mund të jetë një aleancë ku mund të zgjedhësh çfarë të duash

Më datë:

NATO “nuk mund të jetë një aleancë a la carte ”.

Kështu tha më 12 shkurt shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pasi Donald Trump minimizoi përkushtimin e tij ndaj ombrellës së sigurisë së NATO-s në Evropë nëse do të zgjidhej sërish president.

Deklaratat e Trumpit nxitën reagime në aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara. Ish-presidenti amerikan tha se ai do të “inkurajojë” Rusinë që të sulmojë çdo shtet të NATO-s që nuk përmbush obligimet e tij financiare ndaj aleancës.

“Të bëhemi serioz. NATO nuk mund të jetë një aleancë ushtarake a la carte, nuk mund të jetë një aleancë ushtarake që punon sipas tekave të përditshme të presidentit amerikan”, tha Borrell.

“Ose ekziston ose jo”, tha ai, duke shtuar se nuk do të komentojë më “asnjë budallallëk” që do të dalë nga fushata zgjedhore presidenciale amerikane.

Deklaratat e Trumpit – i cili kur ishte në pushtet e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe nga marrëveshja për klimën e Parisit – nxiti reagimin e presidentit aktual, Joe Boden.

Biden tha se deklaratat e paraardhësit të tij ishin “të tmerrshme dhe të rrezikshme”.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 11 shkurt paralajmëroi se “çdo sugjerim që aleatët nuk do të mbrojnë njëri-tjetrin minon të gjithë sigurinë tonë, përshirë edhe të SHBA-së”.

Trump, 77 vjeç, konsiderohet kandidati kyç për fitimin e nominimit për garën presidenciale nga republikanët, duke rritur gjasat për një përballje në zgjedhje me presidentin demokrat, Joe Biden./REL

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Biden bisedon me Netanjahun, Sullivan: Shumë pranë një marrëveshjeje mbi Gazën

Presidenti Joe Biden bisedoi të dielën me Kryeministrin izraelit...

Ai e futi në shtëpi e i dha një punë, shoku e ekzekutoi!

Do që të qëndrojë në burg, ku ndihet i...

Vota e diasporës, sa shqiptarë janë regjistruar për zgjedhjet e 11 Majit

Prej 11 Janarit vijon procesi për regjistrimin e zgjedhësve...

GJKKO lë në burg Kreshnik Farrukun

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën...