Hovenier: Kapërceni mosmarrëveshjet, zgjidhni çështjen e personave të zhdukur

Më datë:

Sot në Kosovë po shënohet Dita ndërkombëtare e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit.

Lidhur me këtë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka bërë homazhe pranë përmendores dedikuar këtyre personave.

Ai, ka kërkuar nga institucionet dhe zyrtarët që të kapërcejnë mosmarrëveshjet dhe të zgjidhin çështjen e personave të zhdukur.

“Në këtë ditë ndërkombëtare të viktimave të zhdukurve me forcë, iu bashkova kryeministrit Kurti dhe kolegëve të trupit diplomatik për të shprehur respekt për familjet e pikëlluara kosovare që presin lajmin për më të dashurit e tyre të zhdukur. Ne përsërisim thirrjen tonë për institucionet dhe zyrtarët që të tejkalojnë dallimet e tyre dhe të punojnë së bashku për zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur”, ka thënë Hovenier.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Mijëra besimtarë myslimanë festojnë sot Kurban Bajrami në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’”

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Në të gjithë vendin,...

PD ka gati tre nisma ligjore mbi kriteret e integrimit europian

Partia Demokratike ka gati një paketë me tre nisma...

“Marshim në Tiranë për të drejtën e gjuhës shqipe në RMV, të rinjtë solidarizohen me studentët”

Ka nisur në Tiranë protesta në mbështetje të studentëve...