Osmani në Zvicër: Bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë

Më datë:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet për një vizitë zyrtare në Zvicër, ku është pritur nga presidentja zvicerane, Elisabeth Baume-Schneider (Keller-Sutter). Ajo e ka falënderuar homologen e saj për mikpritjen dhe theksoi rëndësinë e kësaj vizite si një hap i ri në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Kjo vizitë e parë shtetërore në Zvicër që po nis në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal është dëshmi e një kapitulli të ri në partneritetin ndërmjet shteteve dhe popujve tanë”, deklaroi Osmani.

Gjatë qëndrimit në Gjenevë, presidentja Osmani do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë kushtuar trashëgimisë politike të Martti Ahtisaarit. Ngjarja organizohet nga Fondacioni i Paqes Martti Ahtisaari në bashkëpunim me Misionin e Finlandës në Gjenevë, organizatën Interpeace dhe Institutin e Studimeve Ndërkombëtare në Gjenevë.

Ajo gjithashtu do të zhvillojë një takim me anëtarë të komunitetit shqiptar që jetojnë në Zvicër.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Protesta e radhës kombëtare e opozitës më 8 maj

Kryetari i PD-së Sali Berisha, në deklaratën për mediat...

Hetime për zjarrin te “Farmacia 10”, në pyetje 5 fëmijët e kapur nga kamerat

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje pesë fëmijët,...

Ish-kreu i ARRSH-së në SPAK, i zgjaten hetimet për 3 muaj

Ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli është paraqitur sot në...

Probleme me e-Albania, PD: Të garantohet akses i plotë për qytetarët

PD ka denoncuar mungesën e shërbimeve publike digjitale. Në...