OSBE: Bashkohemi në nderimin e njerëzve të pafajshëm të Masakrës së Reçakut

Më datë:

Misioni i OSBE-së në Kosovë sot ka përkujtuar viktimat e masakruara të Reçakut.

Ky institucion që 21 vjet më parë në krye me William Walker i dha jehonë tmerrit që po ndodhte në Kosovë nga forcat serbe, tha se edhe sot janë të bashkuar për të ndarë dhimbjen e kësaj masakre, njofton Klan Kosova.

“Më 15 janar 1999, 45 shqiptarë të Kosovës u masakruan në Reçak. Ne bashkohemi për të nderuar kujtimin e jetëve të pafajshme që u morën në Reçak dhe në tërë Kosovën gjatë kësaj periudhe. Ne shprehim thellësisht ngushëllimet tona për familjet e viktimave dhe mbetemi të përkushtuar ndaj parimeve të sundimit të ligjit, sigurisë publike dhe një të ardhme paqësore për të gjithë”, thuhet në deklaratë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Të pandehur për tunelin e Llogarasë/ Zbutet masa e sigurisë për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

Gjykata e Posaçme ka vendosur zbutjen e masës së...

Petrit Ndoci nuk rikthehet në burg pas lejes/ Letra që la për familjarët: “Po largohem…”

Petrit Ndoci, i dënuar për vjedhje me dhunë dhe...

Adele e pranon! Céline Dion është idhulli i saj…

Përveç miliona admiruesve që ka në mbarë botën, Céline...

NATO sqaron qëndrimin për urën mbi Ibër

NATO ka thënë se çdo vendim për hapjen e...