Oqeani i fshehur nën Tokë

Më datë:

Uji është jetë, dhe duket se një oqean i fshehur nën koren e Tokës në një thellësi përtej 2900 km.

Në një studim të fundit mbi rezervat ujore të Tokës të Universitetit të Leeds dhe publikuar në Nature Geoscience, ngrihen dy hipoteza kryesore.

Sipas autoreve të studimit, është e ditur që në thellësitë e planetit tonë ka rezerva ujore.

Por nga mbërrin uji që gjendet në mantel, që është zona mes kores dhe bërthamës.

Sipas hipotezës së parë kanë qenë asteroidët që kanë sjellë ujin në Tokë në kohërat e gjenezës së sistemit tonë, ku dielli ka lindur 4.6 mld vite më parë, e toka datohet 4.5 mld vjeçare.

Uji i sjellë nga këta trupa qiellore ka mbetur brenda Tokës që nga nisja e formësimit të saj.

Hipoteza e dytë është që uji ka mbërritur më vonë, duke hidratuar një mantel që në nisje të kohërave ishte plotësisht i thatë.

Kështu në laborator janë krijuar kushtet për të studiuar dhe për të kuptuar më shumë çfarë ndodh në brendësi, dhe nga reaksionet kimike janë zbuluar dy minerale të reja, në gjendje të mbërthejnë dhe mbajnë sasi uji të larta.

Kjo gjë do të thotë se kur oqeani antik i llavës që mbulonte tokën në fazat e para të jetës, më pas është ftohur dhe ngurtësuar, e këto minerale të pasur me ujë mund të jenë formuar e vijojnë të jenë aty.

Pavarësisht entuziazmit, shkencëtarët thonë se studimi nuk mund të konisderohet i plotë dhe i mirëqenë, por mundësitë që vërtet poshtë nesh të ketë një oqean gjigand me ujë, ekzistojnë.

Pamundësia e verfikimit qëndron ende, pasi njeriu ka mundur të arrijë deri tani vetëm 12 km në thellësi të planetit, në një pikë në Rusi, dhe përtej kësaj, çdo gjë është teorike dhe e rikrijuar në laborator në bazë të diturive dhe përllogaritjeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla: Projektligji për pagat e magjistratëve votohet sot në Kuvend

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

Alarm nga WMO: Rezervat e ujit në botë janë në rënie

Burimet ujore në mbarë botën janë bërë më të...

Peleshi: Deklaratë e përbashkët në Kuvend kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, deklaroi sot në nisje...

Boçi: Shkollat me më pak se 21 nxënës u përjashtuan nga PISA 2025

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh kryetar i komisionit të...