6.5 C
Tirana

Operacioni “Karbunara”/ Me doza kokaine në makinë, arrestohen 5 persona në Lushnjë

Më datë:

Goditen 2 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve në Lushnjë, vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike kokainë, me një automjet tip “Benz”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Karbunara”.

Gjatë këtij operacioni, në lagjen “Karbunarë”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Kristi Mezini dhe pasagjerë shtetasit B Kasapi, J Sula dhe M. M.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasve K.Mezini dhe B Kasapi iu janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit K Mezini, 21 vjeç dhe B Kasapi, 26 vjeç, të dy banues në Karbunarë, Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe shtetasit J Sula, 29 vjeç dhe M. M., 17 vjeç, të dy banues në Karbunarë, Lushnjë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, gjatë operacionit u arrestua edhe shtetasi F S (Krasniqi), 45 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “BMW” që drejtohej nga ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Meloni në parlamentin italian: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni deklaroi në parlamentin italian...

Çfarë bën opozita nëse Kuvendi rrëzon SPAK për Ballukun? Berisha tregon planin

“Kam sjellë provat, dokumentin, ku faktohet se jo vetëm...

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, ish-kryetari i bashkisë së Himarës ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë

Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka ankimuar...

Hetimet për 21 Janarin, SPAK thërret në 18 dhjetor Ilir Metën

Ish-presidenti Ilir Meta është thërritur nga Prokuroria e Posaçme...