Shënjestronte makinat, arrestohet 40-vjeçari i dyshuar për nëntë vjedhje në automjete

Më datë:

Një 40-vjeçar që dyshohet se ka kryer 9 vjedhje në disa automjete është arrestuar këtë të martë në Berat.

Shtetasi me iniciale A. Dh. banues në fshatin Lapardha është autori i dyshuar i 9 vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit mars dhe prill të këtij viti.

Ai vidhte targat e automjeteve, karburant dhe aksesorë të tjerë të makinave.

Nën akuzë për vjedhje është arrestuar në Berat dhe një 20-vjeçar. I riu me iniciale E.L. dyshohet se ka kryer pesë grabitje në qytet.

Ai u ndalua pasi një ditë më parë tentoi të godiste me mjet të mprehtë babanë e tij, të cilit i kishte vjedhur disa orendi shtëpiake.

Shtetasi E. L., gjatë 3 muajve të fundit, ka kryer vjedhje në banesa dhe automjete të ndryshme, si dhe ka vjedhur sendet personale të një shtetasi, njofton polici

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...