Meloni në parlamentin italian: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë

Më datë:

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni deklaroi në parlamentin italian se “modeli Shqipëri”, i cili po ndiqet me interes nga shumë vende evropiane, do të funksionojë dhe do të kontribuojë në uljen e flukseve të emigracionit të parregullt.

Sipas saj, ky model shërben edhe si mjet parandalues për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore, pavarësisht kundërshtimeve nga e majta, e çdo rangu dhe niveli.

“Modeli i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë, për të zgjidhur emigracionin e paligjshëm do të ketë sukses. Ky model shërben më së miri dhe si mjet parandalues për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore, pavarësisht kundërshtive nga e majta, e çdo lloj niveli”, tha Meloni. Deklarata u bë gjatë fjalimeve në parlament, në prag të mbajtjes së mbledhjes së Këshillit Evropian, ku do të diskutohet edhe situata e sigurisë dhe migracionit në rajon.

Meloni foli në parlamentin italian edhe për situatën në Ukrainë, ku theksoi se Italia nuk ka dhënë miratim për përdorimin e aseteve ruse dhe se çdo vendim kërkon një bazë të fortë ligjore.

Ajo shtoi se situata kërkon përgjegjësi të lartë politike, pasi në lojë është siguria e Evropës, dhe se vendimi final për përdorimin e mjeteve ushtarake do të merret nga liderët evropianë, pa shkaktuar pasoja për buxhetet kombëtare të vendeve anëtare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...