Operacioni “Besa”, shkatërrohet banda e trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali, 37 në pranga. Mes tyre edhe shqiptarë

Më datë:

Policia italiane ka kryer një tjetër mega-operacion antidrogë ndërkombëtar, duke arrestuar gjithsej 37 persona, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ky grup kriminal i shpërndarë në Itali, Shqipëri, Gjermani e Zvicër kishte nën kontroll tregun e shitjes së drogës në territorin e provincës së Bolzanos. Plot 25 anëtarë të organizatës janë arrestuar sot, kurse 22 u vunë nën pranga  brenda territorit kombëtar italian në Trentino Alto Adige, në Venento e Puglia ndërsa për 3 anëtarë të bandës janë arrestuar me urdhër arrestimit ndërkombëtar në Shqipëri, Turqi e Hungari, raportojnë mediat italiane.

Ndër 25 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar gjatë fazës finale të operacionit Besa, 20 janë shtetas shqiptarë, 1 kosovar, 2 italianë, 1 tunizian e 1 shtetas i Maqedonisë së Veriut. “Operacioni mori emrin “Besa 2018’ pasi në mars të 2018 u arrestuan 12 trafikantë, 8 shqiptarë e 2 tunizianë , 1 italianë e 1 zviceran kurse u zbulua se të dyshuarit kishin lidhje me njëri tjetrin sipas një kodi zakonor që në Shqipëri quhet besa”, shkruhet më tej në mediat e vendit fqinj.

Droga kryesisht e tipit marijuanë, hashash e kokainë trafikohej nga Shqipëria e kalonte për në Gjermani , në Zvicër e më pas në Itali. Gjatë operacionit u sekuestruan edhe 20 mijë euro.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tension politik, Berisha: Gonzato ka shtrembëruar qëndrimet e opozitës për integrimin

https://www.youtube.com/live/85QwCAfv0lI?si=FaH8jTiCkqflhKPg&t=77 Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët...

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi dje, 8 maj,...

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...