14.5 C
Tirana

OpenAI prezanton rivalin e TikTok, por me një ndryshim të madh!

Më datë:

OpenAI ka njoftuar se po prezanton një aplikacion të ri, Sora, për të shpërndarë video të shkurtra.

‘Kleçka’ e vetme është se gjithçka do të jetë e gjeneruar me Inteligjencë Artificiale kështu që nuk do të shihni një njeri të vërtetë që tregon çfarë ka blerë, si po vishet, çfarë mendon për albumin e ri të Taylor Swift apo të kërcejë në një metro.

Përdoruesit mund të ngarkojnë foton e tyre për t’u shfaqur në këto video. Sigurisht kjo mund të jetë argëtuese nëse dëshiron të shohësh veten duke bërë një veprim të paimagjinueshëm, por ka edhe anën e errët.

Një punonjës i OpenAI e demonstroi këtë duke shpërndarë një video të prodhuar me IA të shefit të kompanisë, Sam Altman duke vjedhur në një dyqan, çka rezulton të jetë videoja më e klikuar.

Por nuk është vetëm Sam Altman ai që mendon se ka një treg për krijimet me IA, edhe pse të tjerë thonë se përmbajtja e rreme po na udhëheq drejt internetit të vdekur.

Meta ka prezantuar disa ditë më parë një platformë sociale për video me IA të quajtur Vibes ku videot mund të ripostohen edhe në Instagram e Facebook.

Në thelb, të gjithë do të shohim më shumë video të gjeneruar nga IA, të cilat do të bëhen virale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...