OpenAI premton dy ndryshime për Sora

Më datë:

OpenAI premton t’u japë autorëve “kontroll më të imët” mbi gjenerimin e personazheve pasi aplikacioni i ri i kompanisë, Sora 2, prodhoi një mori videosh me personazhe të famshëm.

Sora 2, i cili u prezantua javën e shkuar, lejon përdoruesit të gjenerojnë video të shkurtra përmes komandave me shkrim. The Guardian raporton se në videot e gjeneruara javën e shkuar gjendeshin personazhe nga seriale si “SpongeBob SquarePants”, “South Park”, “Pokémon” dhe “Rick and Morty”.

Para prezantimit të Sora, OpenAI kishte komunikuar me studiot dhe agjencitë e Hollyëood se ato duhet të shprehnin qartazi se nuk dëshirojnë të përfshihen përmes IP-së së tyre në videot e aplikacionit.

Në një postim të së premtes, Altman tha se kompania po planifikon dy ndryshime. I pari, autorëve që kanë të drejtën do t’u jepet “kontroll më i hollësishëm për gjenerimin e personazheve, i ngjashëm me pranimin, por me kontrolle shtesë.”

Pra OpenAI do të ndalojë përdoruesit që të krijojnë video me personazhe nëse studiot apo palë të tjera nuk kanë dhënë leje për Sora.

Ndryshimi i dytë është monetitizimi i videove. Kompania tha se plani i vetëm është që përdoruesit të paguhen për të krijuar video shtesë gjatë periudhave kur ka kërkesë të lartë. Në postimin e Altman thuhet se “ne do të duhet që në njëfarë mënyre të prodhojmë para për gjenerimin e videove.” Sipas tij, të ardhurat mund të ndahen me autorët.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...