OFL iu drejtohet 4 të dënuarve nga Tirana, mes tyre i kërkuari për ‘Xibrakën’: Deklaroni burimet e pasurisë brenda 48 orëve

Më datë:

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularët për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë katër të dënuarve në Tiranë.

Mësohet se OFL iu është drejtuar shtetasve të dënuar Altin Çela, Genci Xhixha, Ergest Zhupani dhe Sulejman Sina, të cilët duhet të përgjigjen brenda 48 orëve.

Njëri prej tyre, Genci Xhixha, është i njohur për kokainën në laboratorin e “Xibrakut”, ndërsa sipas OFL, ai është dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Njoftimi i OFL:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. Ç., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

G. Xh., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”;

E. Zh., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

S. S., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tension politik, Berisha: Gonzato ka shtrembëruar qëndrimet e opozitës për integrimin

https://www.youtube.com/live/85QwCAfv0lI?si=FaH8jTiCkqflhKPg&t=77 Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët...

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi dje, 8 maj,...

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...