OECD përmirëson perspektivën për ekonominë globale (nga viti 2021)

Më datë:

Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD) ka përmirësuar perspektivën për ekonominë globale dhe është shprehur se rikuperimi do të jetë më i shpejtë nga sa ishte parashikuar.

Sidoqoftë organizmi ekonomik ka theksuar se situata mbetet jashtëzakonisht e pasigurt prej emergjencës shëndetësore shkaktuar nga Covid-19.

Sipas OECD, Prodhimi i Brendshëm Bruto Botëror (PBB) pritet të bjerë me 4,5% këtë vit, një rënie më pak vertikale nga sa pritej  me 6%, kurse rritja maksimale ekonomike në vitin 2021 parashikohet të jetë 5%.

Në praktikë, këtë vit vetëm Kina pritet të ketë rritje deri 1.8%, ndërsa ekonomia amerikane duhet të tkurret me 3.8%. Megjithatë, sipas Organizatës, vitin e ardhshëm shenja + pritet të jetë pothuajse kudo.

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Eurozonës pritet të bjerë me 7.9% në vitin 2020, përpara se të rritet me 5.1% vitin vijues.

Sidoqoftë, përkundër rritjes së pritur, Eurozona nuk do të jetë ende në gjendje të rikuperojë humbjet e grumbulluara për shkak të pandemisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...