Kroaci, disa zyrtarë arrestohen për shkak të korrupsionit

Më datë:

Për shkak të dyshimeve për krim ekonomik janë arrestuar dhjetëra persona, në mesin e të cilëve edhe kreu i kompanisë Janaf, deputetë dhe kryetarë bashkish, imuniteti i të cilëve mund të hiqet.

Kryetari i Bordit të kompanisë Janaf, Dragan Kovaçeviç, u arrestua mëngjesin e sotëm në kuadër të hetimeve të krimit ekonomik, kurse në hetim janë përfshirë edhe dhjetëra persona, në mesin e të cilëve edhe një deputet i HDZ-së, kryebashkiaku i Velika Gorica, Drazhen Barishiç dhe kryebashkiaku i Nova Gradishka, Vinko Grgiç.

Dragan Kovaçeviç është shef në kompaninë shtetërore e cila merret me shpërndarjen e naftës së papërpunuar përmes tubacionit që nga viti 2012.

Në vijim janë duke u kryer bastisjet në hapësirat private dhe zyrtare të personave dhe organizatave që janë përfshirë në aferë.

Heqja e imunitetit të dy deputetëve do të jetë së shpejt në rend dite në Parlamentin e Kroacisë, pasi që deputetët nuk mund të arrestohen derisa heqja e imunitetit nuk konfirmohet nga shumica parlamentare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vritet me armë zjarri 27-vjeçari në Kamzë, Torba: RENEA e angazhuar për arrestimin e autorit

 Një vrasjse me armë zjarri ka ndodhur sot në...

Peleshi pret homologun kroat: Forcim i marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe

 Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot kryetarin e...

Ruli në GJKKO për dosjen “Partizani”: Përshpejtuam proceset për të minimizuar dëmet

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e ish-ministrit...

Incident fatal në Kamëz – një i vrarë me armë zjarri

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar...