OBSH: Dhamë 28 milionë vaksina anticovid në 46 vende për 36 ditë

Më datë:

Për 36 ditë rreth 28 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit në 46 vende kryesisht të pasura janë dhënë, ka bërë të ditur përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Mike Ryan.

FILE PHOTO: Executive Director of the World Health Organization’s (WHO) emergencies program Mike Ryan speaks at a news conference on the novel coronavirus (2019-nCoV) in Geneva, Switzerland February 6, 2020. REUTERS/Denis Balibouse/File Photo

Pavarësisht faktit që ka filluar vaksinimi kundër COVID-19 nëpër botë, Ryan është shprehur i shqetësuar për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit të ri të COVID-it në disa vende. Ai është ankuar se vaksinimi kryesisht po kryhet nëpër vendet e pasura.

“Mendoj se deri më tani kemi vaksinuar njerëzit me 28 milionë doza. Janë përdorur pesë lloje të ndryshme të vaksinave. Aktualisht vaksinimi po kryhet në rreth 46 vende të botës, ku 38 prej tyre janë vende të pasura – e vetëm një mund të cilësohet si vend i varfër. Ka vende që e duan vaksinën dhe kanë shumë nevojë për të, e nuk do ta marrin vetëm nëse e shpërndajmë më mirë. Duhet të mundohemi të gjithë”, tha Ryan.

Zyrtari i OBSH-së, ka theksuar se kemi hyrë në vitin e dytë të pandemisë, që mund të jetë më i vështirë, duke e parë se sa shpejt po përhapet COVID-19. Në raportin e fundit të OBSH-së, thuhet se rreth 5 milionë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë javës së kaluar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia gati për protestën e opozitës, Hita: Do reagojmë sipas procedurave në rast shkeljesh

Kryepolici Skënder Hita në një konferencë për mediat u...

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...