Njeriu që fitoi dy herë lotarinë brenda vitit

Më datë:

Shanset për të fituar të paktën një herë në jetë lotarinë janë të pakta, por ky njeri e ka sfiduar fatin dy herë brenda vitit.

Michael Christianen nga Norfolk, Nebraska, fitoi lotarinë për të dytën herë brenda një viti.

Ai fitoi 50 mijë dollarë në muajin mars, dhe 100,000 dollarë në fillim të këtij muaji.

“Nuk mund ta besoja. Unë nuk mendoja se ishte e vërtetë,” tha Christianen në një njoftim për shtyp.

Ai i bleu të dy biletat fituese në Norfolk, ndërsa kur u pyet se çfarë planifikon të bëjë me paratë, Christianen kishte disa ide.

Ai tha se dëshiron të ndërtojë një garazh të ri dhe të heqë ca para mënjanë për pensionin e tij. Christianen gjithashtu pohoi se vajza e tij është ndarë nga jeta së fundmi dhe ai do të provojë të blejë shtëpinë në të cilën ajo jetonte.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...