Nis vaksinimi anti-COVID i personave mbi moshën 85 vjeçare

Më datë:

Në sallën 1 Tetori në kryeqytet ka filluar vaksinimi i personave mbi moshën 85 vjeçare.

Gjatë javës së kaluar është bërë vaksinimi i personelit shëndetësorë kundër virusit COVID-19.

Ndërsa është Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që së fundi njoftoi se që nga sot nis edhe vaksinimi i personave mbi 85 vjeç, shkruan lajmi.net.

Duhet përkujtuar që prej sot qytetarët e moshuar do të mund të marrin vaksinën e llojit ‘Astrazeneca’ derisa nga MSH është theksuar që brenda këtij muaji apo në fillim të muajit maj do të arrijnë edhe doza të tjera të vaksinës antiCOVID.

Ndryshe deri të martën janë vaksinuar 3 mijë e 181 pjesëtarë të Personelit Shëndetësorë të Kosovës.

Kosova po vazhdon të përballet me një situatë të rënduar nga virusi COVID-19. Deri më tani kanë humbur jetën 1 mijë e 948 qytetarë kurse janë 13 mijë e 903 raste aktive.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tension politik, Berisha: Gonzato ka shtrembëruar qëndrimet e opozitës për integrimin

https://www.youtube.com/live/85QwCAfv0lI?si=FaH8jTiCkqflhKPg&t=77 Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët...

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi dje, 8 maj,...

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...