Ngërçi politik në Kosovë/ Presidentja Osmani zhvillon një takim me përfaqësuesen e SHBA-së Anu Prattipati

Më datë:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se në takim u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, situata e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, si dhe dinamika e formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit.

Osmani dhe Prattipati trajtuan gjithashtu një sërë çështjesh që lidhen me marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, me theks të veçantë në fushat me interes të përbashkët.

Në veçanti, u theksua rëndësia e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...