14.5 C
Tirana

Nesër zgjedhjet për kreun e PD, Gjana: Miratuam listën paraprake të komisionerëve, po shpërndahen materialet zgjedhore

Më datë:

Teksa na ndan vetëm një ditë nga zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike, kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në këtë parti, Jemin Gjana ka dalë në një deklaratë për mediat.

Ai bëri me dije se komisioni ka miratuar listën paraprake të komisionerëve dhe se aktualisht vijon procesi për shpërndarjen e materialeve zgjedhore në të gjitha degët e PD në vend ku do të mbahen zgjedhjet.

“Sapo përfunduam një nga mbledhjet e komisionit.

Miratuam listën, jo përfundimtare, pasi nuk janë përfaqësues për të gjita komisionet.

Kandidati Kadilli ka sjellë përfaqësuesit e tij nga 76 në 54 komisione.

E miratuam këtë listë pasi bëmë verifikimet.

Qendrat do të duhet të jenë të hapura në orën 8 ditën e nesërme.

Nëse do të ketë raste që do të mungojnë, apo do të dërgojnë lista me emra që nuk janë anëtarë të PD, kjo s’do të thotë se qendrat nuk hapen.

Janë nisur në të gjitha qarqet materiali zgjedhor.

Listat e votuesve që janë shkarkuar nga sistemi, po shpërndahen të gjitha.

Në fund është lënë Tirana. Procesi përfundon i gjithi deri në drekë.”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Marrëdhënia e ‘ftohur’ me SHBA, Kurti: Është faji i Serbisë, ne i jemi bindur gjithmonë

Edhe pse është një fakt publik ftohtësia që SHBA...

GREQI – Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët

Bujqit dhe blegtorët në rajonin e Greqisë Perëndimore po...

Rama: OECD, Shqipëria e para në rajon për shërbimet e punësimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se sipas raportit të...

Berisha për Bashën: Do t’i vija një kryq të kuq

Partia Demokratike festoi të enjten 35-vjetorin e themelimit të...