Neritan Liçaj: Thirrje prokurorëve e gjyqtarëve, na jepni drejtësi! Përndryshe e grisim Kushtetutën dhe shkojmë bëjmë një tjetër në Surrel

Aktori i njohur Neritan Liçaj i ka bërë thirrje prokurorëve dhe gjyqtarëve të vendosin drejtësi për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në një prononcim pas depozitimit të një kallëzimi penal për ministren e Kulturës dhe persona të tjera nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Liçaj tha se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk kthehet vetëm trualli por edhe godina e Teatrit.

“Se po thuhet se kthehet vetëm trualli, por jo është dhe teatri. Është një lojë e tërë absurde për të treguar që teatri nuk ka qenë aty.

Jo, jo kthehet mbrapsht dhe godina, nuk është ndërtim pa leje, por vlerë e trashëgimisë kulturore.

Unë besoj, i bëj thirrje drejtësisë, prokurorisë, prokurorëve, kemi nevojë për drejtësi, na jepni të drejtën që na takon me Kushtetutë, ose përndryshe e grisim atë kushtetutë dhe shkojmë e bëjmë kushtetutën në Surrel. Të gjithë prokurorëve gjyqtarëve, shqiptarët kanë nevojë për drejtësi, na jepni drejtësi, jemi njerëz të ndershëm.

Për atë paguheni, jeni në atë detyrë. Jemi sulmuar dy herë në kushte pandemie me polici si të jemi kriminelë.

Na jepni drejtësi të nderuar njerëz të ligjit sepse të drejtat e mia mund t’i gjej vetëm me dy mënyra, nëpërmjet institucioneve të drejtësisë dhe nëpërmjet qëndrimit tim në shesh siç e kërkon e drejta demokratike. në shesh kemi ndenjur, bëni ju të tuajën.

Na jepni drejtësi, e keni për detyrë”, deklaroi Liçaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi