Liria e medias, Kryetarja e AMA-s Krasniqi takon Përfaqësuesen e Lartë për Lirinë e Medias në OSBE, Teresa Ribeiro

Më datë:

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Armela Krasniqi u prit në një takim nga Përfaqësuesja e Lartë për Lirinë e Medias në OSBE, Teresa Ribeiro.

Gjatë këtij takimi znj. Krasniqi foli për vizionin që do të udhëheqë veprimtarinë e saj në krye të AMA-s.

Duke u ndalur tek shtyllat kryesore, ajo vlerësoi mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve, mbrojtjen e gazetarëve, të drejtat e autorit, transpozimin e direktivës AVMS 2018/1808 të BE-së dhe çështje të tjera në hapësirën mediatike të cilat kërkojnë vëmendje.

Krasniqi dhe Ribeiro diskutuan mbi vijimin e bashkëpunimit, për të cilin kreu i RFoM priti me kënaqësi ftesën për të qenë në Tiranë në zyrat e AMA-s dhe kudo ku kërkohet kontributi i institucionit që ajo drejton.

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive u shoqërua në këtë takim nga Kreu i Misionit të përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Vienë, Ambasador Igli Hasani.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...