Në kërkim nga Italia për trafik droge dhe plagosje, arrestohen dy persona, pritet ekstradimi

Më datë:

Dy persona, të cilët ishin në kërkim nga drejtësia italian, janë arrestuar në kuadër të operacioneve të koduara “Operacionalja 94” dhe “The Wanted”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 94”, lokalizuan dhe kapën në Kavajë shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, S.D 48 vjeç, banues në Kavajë.

Gjykata e Apelit e Venecias/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 6 vjet, 4 muaj e 20 ditë burgim, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Ndërsa në Durrës, në kuadër të operacionit “The Wanted”, Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit pranë DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen, në lagjen nr. 1 Durrës, të shtetasit E. S, alias E/ Z, alias S. S, alias S. D alias V. Y alias H. Y, 47 vjeç, banues në Shijak.

Gjykata e Apelit në Milano/Itali e ka dënuar me 5 vjet e 7 muaj burgim, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtja e sendeve të vjedhura” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, të parashikuara nga legjislacioni penal italian.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për finalizimin e procedurave për ekstradimin e dy shtetasve të kapur.

https://www.facebook.com/reel/1290095876118245

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zgjedhjet në PD, Jozefina Topalli: Berisha simbol, funksionon jashtë logjikës së establishmentit

Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, ka votuar në...

Kinematografia shqiptare në zi, aktori i mirënjohur Birçe Hasko shuhet në moshën 84-vjeçare

Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare aktori i njohur...

Europa nën një “kupolë nxehtësie”, paralajmërohen temperatura rekord

Shërbimi meteorologjik Severe Weather Europe ka paralajmëruar se një...

Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, nafta shkon 195 lekë/litri

Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet...