Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, nafta shkon 195 lekë/litri

Më datë:

Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet e reja tavan për tregtimin e nënprodukteve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi sot, në orën 13:20.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

Ndërkohë për benzinën çmimi do të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.

Bordi thekson se çmimet do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Ndërkohë që Bordi tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zgjedhjet në PD, Jozefina Topalli: Berisha simbol, funksionon jashtë logjikës së establishmentit

Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, ka votuar në...

Kinematografia shqiptare në zi, aktori i mirënjohur Birçe Hasko shuhet në moshën 84-vjeçare

Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare aktori i njohur...

Europa nën një “kupolë nxehtësie”, paralajmërohen temperatura rekord

Shërbimi meteorologjik Severe Weather Europe ka paralajmëruar se një...

Hoxha-Sørensen: Dialogu, e vetmja rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha...