Ndahet nga jeta sopranoja Luiza Çako

Më datë:

Skena artistike shqiptare sot është në zi, pasi ka humbur një nga zërat më të veçantë dhe të dashur të muzikës operistike, soprano e mirënjohur Luiza Çako Papa.

Luiza Çako, bashkëshortja e artistit të madh Gaqo Çakos dhe nëna e Pirro Çakos, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar Pirro Çako përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku ka ndarë një video me një foto të vjetër ku shihen të dy sëbashku dhe shkruan “Lamtumirë Nëna ime”.

Ajo la pas një karrierë të pasur dhe të spikatur në fushën e muzikës shqiptare, me interpretime që do të mbeten përgjithmonë në kujtesën e publikut dhe në historinë e artit tonë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kryesia e PD-së mblidhet, Berisha kërkon vijimin e anëtarësimeve

Sali Berisha ka mbledhur sot Kryesinë në selinë e...

Nderime për Dëshmorët e Policisë në 5 Maj

Dita e Dëshmorëve mblodhi së bashku, në një ceremoni...

Sekuestrohen ilaçe të padeklaruara në Portin e Durrësit

Strukturat e Doganës Shqiptare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare,...

MEPJ dënon sulmet me raketa dhe dronë nga Irani kundër Emirateve të Bashkuara Arabe

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënoi sot...