7.5 C
Tirana

Morinë: Rihapet pika kufitare qe lidh Kosovën me Shqipërinë

Më datë:

Sot zyrtarisht është bërë rihapja e pikës kufitare në Vërmicë. Ekipet e Policisë së Kosovës dhe ato të Doganës janë duke realizuar në përpikëri hapjen e kësaj pike kufitare.

Tashmë qytetarët do të mund të kalojnë përmes kësaj pike kufitare që lidh Kosovën me Shqipërinë.

Përmes pamjeve të tanishme vërehet se ka mjaftë qarkullim, teksa duhet përkujtuar që vendimi për hapjen e pikave kufitare u morë në mbledhjen e mbrëmshme që pati Qeveria në detyrë.

Pikat kufitare të cilat janë rihapur sot janë: Merdare, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë dhe Jarinje.

Vendimi për mbylljen e kufijve ishte vendosur nga autoritetet e Kosovës më 13 mars të këtij viti në kuadër të shumë masave parandaluese të mundësisë së përhapjes së COVID-19.

Për Republikën e Kosovës lejohen të hyjnë të gjithë shtetasit, por në qoftë se nuk posedojnë konfirmim zyrtar brenda një afati kohor prej 4 ditësh që janë “negativ” me COVID-19, atëherë duhet të plotësojnë formularin përkatës për vetëkarantinim për një periudhë 7-ditore, ndërsa kamionët duhet t’i nënshtrohen procesit të dezinfektimit para se të hyjnë në territorin kosovar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...