4.5 C
Tirana

Mori vaksinën Astrazeneca vullnetarisht, 18-vjeçarja në Itali humb jetën nga tromboza

Më datë:

Dy javë pasi mori vaksinën e AstraZenecas, 18 vjecarja Camilla Canepa ka ndërruar jetë në Itali për shkak të një tromboze të rëndë në gjoks.

Vajza, e cila mëse e shëndetshme u imunizua në 25 maj pasi mori pjesë në të parën “open day” në Liguria, ku personave 18 vjec e lart iu kërkua të merrnin vullnetarisht vaksinën me vector viral.

Problemet u shfaqën në 5 qershor, kur vajza u dërgua në spital. Një ditë më pas, u operua për heqjen e trombës dhe reduktimin e presionit në kokë. Vajza përfundoi në reanimacion, dhe gjendja e saj nuk po ndryshonte. Pas vdekjes, prindërit kanë lejuar që organet e 18 vjecares të përdoren për të shpëtuar jetë të tjera.

Nga kjo do të përfitojnë 5 të sëmurë rëndë. Më herët, ekspertët kryesorë të shëndetësisë në Itali lëshuan një paralajmërim të ri që vaksina e Astra Zeneca të mos përdoret tek personat nën 50 vjec, pasi disda rajone të vendit ndërmorën nisma masive vaksinimi duke ofruar të rinjve dozat e papërdorura.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shtëllunga deri në qiell, zjarr i madh te tregu i rrobave të përdorura tek 5 Maji

Sot në 8 janar, flakë të përmasave të mëdha...

PD kërkesë qeverisë: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në 7 qarqe

Partia Demokratike kërkoi sot që qeveria të shpallë gjendjen...

Stamboll, përmbysen disa varka përgjatë bregdetit për shkak të stuhisë të fortë

Në rajonin Tuzla të Stambollit, disa varka të ankoruara...

Balluku në Novoselë: Duhen marrë masa para se situata të agravojë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Novoselë, në një nga...