Kapet me 6 kilogramë kokainë, arrestohet shqiptari në Itali!

Një shqiptar shqiptar është vënë në pranga nga policia e Torinos, Itali, pasi është kapur me 6 kilogramë kokainë.

32-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije u arrestua sot pas një kontrolli rastësor të mjetit që i riu po drejtonte, pranë qytetit të Corso Moncalieri.

Droga u sekuestrua menjëherë nga forcat policore dhe sipas tyre përllogaritej të ndahej në 10.000 doza për shitje, të cilat arrinin vlerën e 500.000 euro.

Shqiptari ishte me vendbanim në kryeqytetin Piemontez, në të cilën grupi hetimor do të vijojë për kontrolle të mëtejshme. I riu u arrestua dhe u dërgua në burgun e Torinos.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi