Monedha amerikane shitet në ankand për 19.51 milionë Dollarë

Një monedhë e artë koleksioni u shit për 19,51 milionë Dollarë. Kjo shitje rekord u organizua nga shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” në New York. Kështu monedha u bë më e shtrenjta në botë.

Ajo paraqet imazhin e një gruaje që mishëron lirinë në njërën anë dhe një shqiponjë në fluturim në anën tjetër, të skicuar nga skulptori amerikan Augustus Saint-Gaudens.

Sakaq, kjo monedhë është pjesë e serisë së fundit të monedhave të arta, të quajtura “Double Eagle”, e prerë nga Thesari i SHBA-së në 1933.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi