Meta: Mesazh reflektimi për të mbrojtur demokracinë

Më datë:

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ndarë një mesazh për 103 vjetorin e Kongresit të Lushnjes.

Meta shprehet vendimet e këtij Kuvendi janë mesazhe për reflektim, “për të mbrojtur sot Kushtetutën, pluralizmin dhe vlerat e demokracisë”.

Postimi i Ilir Metës:

Mirënjohje të gjithë patriotëve nga të gjitha trevat e vendit që 103 vite më parë u bashkuan në Kongresin e Lushnjes për hir të interesit kombëtar, zhvleftësuan paktet e fuqive të huaja për të zhbërë shtetin shqiptar dhe izoluan mercenarët vendas, duke rimëkëmbur shtetin modern shqiptar.

Vendimet e atij Kuvendi Kombëtar janë mesazhe për reflektim, për të ecur në rrugën që hapi ky Kongres, për të mbrojtur Kushtetutën dhe pluralizmin, integritetin e institucioneve shtetërore e në mënyrë të veçantë për të mbrojtur vlerat reale dhe pluraliste demokratike të parlamentarizmit shqiptar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ministri i Financave, Petrit Malaj, u shpreh se nga...

Erdogan bën apel për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri thirrje të mërkurën...

Strategjia 2026-27 për arsimin, prezantim nga Kumbaro: Fokus në ndërkombëtarizim

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro: Do të hapim Liceun Francez...