Balla thirrje prokurorisë për ’21 janarin’

Më datë:

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte prezent sot në aktivitetet përkujtimore të Kongresit të Lushnjes.

Edhe nga aty ai foli edhe për protestën e përgjakur të 21 janarit, duke kërkuar që dosja e një prej dëshmorëve, Aleks Nika t’i transferohet SPAK-ut.

Balla ka theksuar që që prej vitit 2011, dosja e Nikës gjendet në sirtarër e prokurorëve, të cilët ndërrohen gjithmonë për shkak të vetingut.

Unë e kam kryer përpara se të nisesha për në Lushnje, kam vendosur 4 karafila në pllakadat që përkujtojnë 4 dëshmorët e 21 janarit.

Dritën e fakteve të reja që janë publikuar jo më larg se dje nga një prej kolegëve tuaj gazetar investigativ, mendoj që prokuroria dhe me këtë rast prej shumë muajsh kam kërkuar që së bashku me familjarët e Aleks Nikës dosja t’i transferohet SPAK-ut.

Kujtoj që që në vitin 2011, dosja për hetimin e vrasjes së dëshmorit Aleks Nikës gjendet në sirtarët e një prokurori apo një tjetri për sa kohë vetingu i zëvendëson”, u shpreh ndër të tjera ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...