Berisha: Opozita turke mishëron idealet demokratike proprëndimore

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha priti sot në një takim kryebashkiakun e Maltepesë në Stamboll, Ali Kilic.

Gjatë këtij takimi Kilic, forca e të cilit Partia Popullore Republikane, është pjesë e koalicionit opozitar, shprehu vlerësimin për Berishën dhe lidershipin e tij në kushte të vështira.

Kryetari i PD shprehu solidaritetin me liderin e opozitës, kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu, duke dënuar vendimin politik të gjykatës për dënimin e tij me burg.

Berisha tha se, “opozita turke mishëron idealet demokratike proprëndimore të themeluesit të Turqisë, Kemal Ataturk, parime të lirisë dhe ndarjes së pushteteve, parime për të cilat lufton edhe PD”.

Kiliç tha se, Berisha ka të njëjtat parime me kryetarin e opozitës në Turqi dhe lufton për to.

“Edhe në Shqipëri, si në Turqi është e njëjta situatë, me shkelje ligjesh, trafik droge dhe mafia. Me para të zeza, krim e drogë blihen e riblihen zgjedhjet”, theksoi kryetari i Maltepe.

Ashtu si në Shqipëri, edhe në Turqi, do të zhvillohen zgjedhje më 14 maj dhe Berisha i tha mikut turk se, do t’u bëjë thirrje shqiptarëve në Turqi të votojë për opozitën demokratike të atjeshme.

“Të punojmë fort dhe ta kthejmë 14 majin në ditë fitoreje për Turqinë dhe Shqipërinë”, u shpreh Berisha në mbyllje të takimit.

Ali Kiliç, me profesion gazetar, ka jetuar në Gjermani për shumë vite ku ka qenë gazetar i gazetës së madhe turke Milliyet, dhe ka mbuluar konfliktet në Rumani, Jugosllavi dhe Afganistan.

Ai ka qenë për shumë vite kryetar i Federatës Europiane të Sindikatave Alevi. Aktualisht është koordinator i jashtëm i Partisë Popullore Republikane.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...