Mëngjes i akullt në Zvicër, deri në minus 22.1 gradë në male

Më datë:

Kalimin nga e premtja në të shtunën, në Zvicër e kanë karakterizuar temperatura të akullta: Në male, zhiva në termometër është ulur madje deri në minus 22.1 gradë (Glattalp, Schwyz).

Po ashtu edhe në ultësira, temperaturat kanë zbritur poshtë zeros.

Kështu, në Bazel, Fribourg, Thun dhe në Cyrih – në qytetet në ultësirë, sipas SRF Meteo në orët e hershme të mëngjesit të sotëm janë matur temperatura nën pikën e ngrirjes.

Në Zvicër nuk ka qenë kaq  ftohtë që nga fillimi i prillit.

Në të njëjtën kohë, rryma ajrore “Udo” ka siguruar mot me rreze të bollshme të diellit, në shumë vende.

Pas mëngjesit shumë të ftohtë, temperatura, jashtë zonave me mjegull, në veri të Alpeve do të jetë midis 3 dhe 6 gradë ndërsa, në jug deri në 10 gradë.

Parashikimi për të dielën është pothuajse identik me atë të sotmin: Në mëngjes do të ketë ende mjegull, por ajo pritet të shpërndahet gjatë ditës.

Temperaturat pastaj duhet të arrijnë deri në 6 gradë në veri dhe deri në 10 gradë në jug.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...