Medon Berisha rinovon me Leçen deri në vitin 2028

Më datë:

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Medon Berisha ka rinovuar kontratën me klubin italian të Leçes.

Ka qenë klubi italian që ka njoftuar zgjatjen e marrëdhënies kontraktuale të mesfushorit të lindur në vitin 2003 Medon Berisha deri më 30 qershor 2028. Klubi italian beson tek aftësitë e 20-vjeçarit, prandaj ka vendosur ta shpërblejë duke i rinovuar kontratën.

“Leçe njofton se ka zgjatur kontratën me futbollistin Medon Berisha deri më 30 qershor 2028”, shkruhet në njoftimin e klubit puliez.

Pasi spikati në akademinë e klubit, Berisha ka dy sezone që është pjesë e skuadrës së parë të Leçes. Mesfushori ka luajtur në 3 ndeshje këtë sezon në kampionatin italian.

Ai ishte një nga lojtarët që përfaqësoi Shqipërinë në Euro 2024, duke u bërë futbollisti më i ri kuqezi që luan në finalet e një kampionati Evropian.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Plagosi 5 persona në Athinë, 89-vjeçari: “Doja të tërhiqja vëmendjen, jo t’i vrisja”

Zbardhet dëshmia e 89-vjeçari, Panagiotis K., që plagosi dje...

Ambasadorja e SHBA-ve në Ukrainë jep dorëheqjen mes ngecjes së përpjekjeve për armëpushim

Ambasadorja në detyrë e SHBA-ve në Ukrainë do të...

Shqipëria marrëveshje me Poloninë për sigurimet shoqërore

Qeveria shqiptare ka vijuar këtë të mërkurë, më 29...

Laert Haxhia në qendër të dëshmisë, i penduari zbulon detaje për porositë e atentateve

Teksa sot është seanca në GJKKO, Laert Haxhiu, i...