Komisioni i Medias së UEFA-s mblidhet në Tiranë më 1 nëntor

Më datë:

 Federata e Futbollit do të organizojë në Tiranë një tjetër mbledhje të nivelit të lartë të UEFA-s.

Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në selinë qendrore të FSHF-së, do të mbahet më 1 nëntor mbledhja e radhës e Komisionit të Medias së UEFA-s, me pjesëmarrjen e anëtarëve të bordeve të komunikimit nga federata të ndryshme të Evropës.

Në këtë mbledhje që do të drejtohet nga kryetari i këtij Komisioni, Armand Duka, do të diskutohen pika të rëndësishme për përmirësimin e komunikimit të federatave anëtare të UEFA-s në të ardhmen.

Kjo është mbledhja e tretë për këtë vit që UEFA organizon në vendin tonë, pas asaj të 16 prillit me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të futbollit të Evropës Juglindore dhe mbledhja e “Grassroots Football Panel” më 7 maj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Plagosi 5 persona në Athinë, 89-vjeçari: “Doja të tërhiqja vëmendjen, jo t’i vrisja”

Zbardhet dëshmia e 89-vjeçari, Panagiotis K., që plagosi dje...

Ambasadorja e SHBA-ve në Ukrainë jep dorëheqjen mes ngecjes së përpjekjeve për armëpushim

Ambasadorja në detyrë e SHBA-ve në Ukrainë do të...

Shqipëria marrëveshje me Poloninë për sigurimet shoqërore

Qeveria shqiptare ka vijuar këtë të mërkurë, më 29...

Laert Haxhia në qendër të dëshmisë, i penduari zbulon detaje për porositë e atentateve

Teksa sot është seanca në GJKKO, Laert Haxhiu, i...