“Më shkruaj kur të arrish”, si do ta ndryshojë këtë fjali iOS 17

Më datë:

iPhone do të lehtësojë dërgimin e mesazhit “arrita” falë përditësimit të ri. Fraza klasike “më shkruaj kur të arrish në shtëpi” do të zëvendësohet nga një opsion në iOS 17 të quajtur “Check In”.

Ky opsion do të gjendet në Messages dhe me anë  të tij mund të njoftoni dikë kur mbërrini të sigurt në destinacionin tuaj. Sapo një përdorues klikon “Check In”, personi tjetër njoftohet automatikisht sapo ai mbërrin.

Nëse ai nuk po përparon drejt destinacionit të tij, kontakti do të marrë informacion si vendndodhja, niveli i baterisë dhe gjendja e shërbimit celular.

Apple ka konfirmuar se informacioni mes dy palëve do të jetë konfidencial dhe i mbrojtur me të gjithë parametrat e sigurisë ndaj vetëm përdoruesi dhe kontakti i zgjedhur mund të kenë akses në të.

Nëse iPhone juaj i përket gjeneratave 8, 8 Plus dhe X nuk do të mund të instaloni sistemin e ri operativ të iOS. iPhone XS, XS Max dhe XR do të jenë modelet më të vjetra që do mund të instalohet iOS 17, i cili do të lançohet në Shtator.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ukraina kërkon takim mes Zelensky dhe Putinit, i drejtohet Turqisë për organizimin e bisedimeve të paqes

Ukraina i ka kërkuar Turqia të ndihmojë në organizimin...

Kryeministrat Rama dhe Mitsotakis diskutojnë për zhvillim dhe reforma

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto nga takimi...

NJU JORK – OKB: Dhuna në Gaza ka arritur kulmin që nga armëpushimi i tetorit

Incidentet e dhunshme në Gaza kanë arritur nivelin e...