Ukraina kërkon takim mes Zelensky dhe Putinit, i drejtohet Turqisë për organizimin e bisedimeve të paqes

Më datë:

Ukraina i ka kërkuar Turqia të ndihmojë në organizimin e një takimi të mundshëm mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, në përpjekje për të ringjallur bisedimet e paqes, tha ministri i jashtëm ukrainas Andriy Sibiha.

Sibiha deklaroi se kërkesa i është bërë jo vetëm Turqisë, por edhe disa kryeqyteteve të tjera, duke theksuar se Ukraina është e gatshme të shqyrtojë çdo vend si mikpritës të mundshëm, përveç Rusisë dhe Bjellorusisë.

Sipas tij, Bjellorusia nuk është një opsion për shkak të rolit të saj si aleate e Rusisë dhe përdorimit të territorit të saj në fillimin e pushtimit të Ukrainës në vitin 2022. Ai shtoi se Ukraina do të pranonte çdo vend neutral që mund të lehtësojë dialogun.

Nga ana tjetër, Kremlini ka deklaruar se është i gatshëm që Zelensky të zhvillojë takim në Moskë, por presidenti ukrainas e ka përjashtuar këtë mundësi.

Ministri Sibiha nuk dha detaje mbi përgjigjen e Turqisë ndaj kërkesës, por theksoi se Kievi mbetet i hapur për çdo iniciativë ndërkombëtare që mund të çojë drejt një zgjidhjeje të luftës që vijon prej më shumë se katër vitesh.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Albin Kurti: Pa marrëveshje për president, vendi shkon në zgjedhje të përsëritura

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar të mërkurën se Kosova...

Laborator droge në Shkodër, dy të rinj në pranga, një tjetër në kërkim

Policia e Shtetit ka zhvilluar një tjetër operacion në...

Grupi i trafikantëve shiste kokainë e kanabis pranë shkollave në Tiranë, zbardhen emrat e të arrestuarve

Zbardhen emrat e personave të arrestuar në kuadër të...