Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga uniformat blu, Ilir Rrapaj paraqitet në Kuvend

Më datë:

Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga forcat e policisë, biznesmeni Ilir Rrapaj është paraqitur në Kuvend për të raportuar në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up në Shëndetësi.

Biznesmeni, i arrestuar që në Gusht të 2023 është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për mashtrim me pasoja të rënda, në dosjen e koncensionit të “Sterilizimit”, të cilin e fitoi me kompaninë Saniservis. 40% të aksioneve të kompanisë Saniservis dhe 2 shoqëri të tjera tregtare nën administrimin e Ilir Rrapajt, njëra prej tyre në Kosovë, u sekuestruan nga gjykata me kërkesë të SPAK.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, u bllokuan të gjitha pasuritë që këto 3 shoqëri kishin, mes të cilave dy llogari bankare me vlera mbi 285 mijë Euro dhe 113 mijë Lekë. Në sekuestro u vunë edhe 13 makina dhe një apartament në Vlorë. SPAK thotë se nga hetimet e kryera ka rezultuar se Ilir Rrapaj, nën administrimin e Saniservis fitoi në kushte të konfliktit të interesit, koncensionin e “Sterilizimit” të mjeteve mjekësore në 2015.

Prokuroria gjeti lidhje miqësore mes Rrapajt dhe ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë në atë kohë, Klodian Rjepaj, i arrestuar si dhe udhëtime dhe kontakte me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj (i arrestuar për shpërdorim të fondeve të SASPAC dhe nën hetim me masë “detyrim paraqitje” për “Sterilizimin”).

Për hetuesit, ata duhet të kishin shmangur veten nga procedurat e koncensionit të “Sterilizimit”, por nuk e kanë bërë duke favorizuar biznesmenin. Nën hetim për këtë dosje janë gjithashtu edhe 6 ish-zyrtarë të tjerë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...