Kryebashkiaku i Devollit akuzohet se licencoi një karburant që ishte pa leje

Më datë:

Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro është paraqitur në SPAK, pasi u mor i pandehur dy javë më parë.

Duro dyshohet dhe akuzohet për veprën e ‘Shpërdorimit të Detyrës’, pasi ka dyshime se licencoi një karburant që ishte pa leje.

Duro ka qenë sot në SPAK për të dhënë shpjegime në lidhje me pozicionin e tij.

Ai u kallëzua në SPAK nga një subjekt tjetër privat.

Vetë Duro ka reaguar pasi u mor i pandehur dhe ka deklaruar se nuk ka shpërdoruar detyrën dhe se ka firmosur sipas ligjit.

“Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit. Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit “Genci Petrol”. Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”, ka deklaruar ai.

Veç Duros, janë nën hetim edhe pesë punonjës të bashkisë së Devollit, mes tyre specialistë të taksave dhe sekretari i përgjithshëm i bashkisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Starmer paralajmëron kufizime për protestat pro-Palestinë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se disa protesta...

Ndalohet pas ndjekjes nga policia, 19-vjeçari mbante armë me vete

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të...

Operacion anti-drogë në Elbasan, lëshohen 20 urdhër arreste, kontrolle edhe në disa banesa

Një operacion i gjerë antidrogë është ndërmarrë nga Policia...

IDU ngre alarmin për Shqipërinë: Korrupsioni në nivele të larta bllokon integrimin

Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat (International Democracy Union – IDU) ka...