-0.5 C
Tirana

Me opsionin e ri në WhatsApp, të rejat me grupin do t’i ndani ndryshe

Më datë:

WhatsApp ka shtuar një opsion të ri për bisedat në grup me anë të të cilit mund të ndani të rejat tuaja me anëtarët e tjerë pa qenë nevoja që t’iu telefononi.

“Voice Chat” dërgon një njoftim në celularin e anëtarëve të grupit, por ndryshe nga “Group Call” nuk ka një melodi shoqëruese.

Me anë të tij, ju mund të flisni për çfarëdo dëshironi t’iu tregoni miqve tuaj dhe njëkohësisht të vazhdoni të dërgoni mesazhe për ata që s’munden ta dëgjojnë.

Ju mund të shihni se cili prej anëtarëve po dëgjon telefonatën tuaj me anë të një fashe që shfaqet në krye të bisedës. Ndërkohë mund të vijoni me veprime të tjera në platformë pa qenë nevoja të mbyllni  “Voice Chat”. Nëse dëshironi që ta mbyllni, mjafton të klikoni shenjën “X”.

“Voice Chat” do të mbyllet automatikisht nëse të gjithë kanë dalë nga biseda ose nëse askush nuk i bashkangjitet personit të parë apo të fundit në afatin kohor prej 60 minutash.

Opsioni i ri do të jetë i përdorshëm në javët në vijim për grupet e mëdha që kanë 33 anëtarë ose më shumë. njësoj si bisedat e tjera, edhe këto do të jenë të mbrojtura me nivelet e posaçme të sigurisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shtëllunga deri në qiell, zjarr i madh te tregu i rrobave të përdorura tek 5 Maji

Sot në 8 janar, flakë të përmasave të mëdha...

PD kërkesë qeverisë: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në 7 qarqe

Partia Demokratike kërkoi sot që qeveria të shpallë gjendjen...

Stamboll, përmbysen disa varka përgjatë bregdetit për shkak të stuhisë të fortë

Në rajonin Tuzla të Stambollit, disa varka të ankoruara...

Balluku në Novoselë: Duhen marrë masa para se situata të agravojë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Novoselë, në një nga...