Gjykata vendos: Rigers Sheqeri rikthehet në detyrë pas rrëzimit të pezullimit

Më datë:

Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka rrëzuar masën e sigurimit të pezullimit nga detyra të kreut të IMT Tiranës Rigers Sheqeri.

Verifikimi i kushteve të masës. Gjatë dëgjimit të palëve dhe verifikimit të kushteve të masës që ishte shpallur në mungesë u konstatua se nuk ekzistonin kushtet për pezullimin.

Pas masës së sigurimit, disa ditë më parë reagoi edhe IMT, e cila deklaroi se nga gjithë procedura e kryer nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë lidhur me procedurën inspektuese administrative ndaj shoqërisë “EUROCOL” sh.p.k., lidhur me punime ndërtimore të kryera në një kantier në zonën e Saukut, Njësia Administrative Farkë, Tiranë, është konstatuar ligjshmëria e plotë e ndërhyrjes ndërtimore.

Pas shqyrtimit të plotë të dokumentacionit, IMT konstatoi se dokumentacioni është i rregullt në formë dhe përmbajtje, ekziston bazë e plotë ligjore për kryerjen e punimeve, ndërhyrja është realizuar në përputhje me lejen e ndërtimit, dhe se punimet janë në funksion të një projekti të miratuar me interes publik.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion në Lezhë, policia u pret rrugën tre personave të dyshuar për atentat

Tre persona janë arrestuar nga Policia në kuadër të...

Tornado shkatërruese në Siçili, dy persona në gjendje të rëndë

Një tornado e fuqishme ka përfshirë bregdetin perëndimor të...

Vlerësim nga lart-poshtë për administratën, Rama: Në karrierë do të rriten sipas meritës

Kryeministri Edi Rama duke folur për funksionimin e administratës...

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, ja çfarë ndodh me çështjen

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e kreut të...