Tani mund ta fshini llogarinë në Threads pa humbur Instagramin

Më datë:

Përdoruesit që nuk e duan më llogarinë e tyre në Threads mund ta fshijnë pa qenë nevoja të humbin edhe Instagram.

Lajmi është bërë i ditur nga Adam Mosseri, shefi ekzekutiv i Instagram. Threads përdor të njëjtat kredenciale si Instagram ndaj deri më tani përdoruesit nuk mund ta fshinin llogarinë pa i ndodhur e njëjta gjë edhe Instagram.

Tani ata kanë dy opsione për llogarinë e tyre: çaktivizim dhe fshirje të cilat i gjejnë në menunë e aplikacionit.

Çaktivizimi do të arkivojë të gjithë përmbajtjen e llogarisë dhe përdoruesi mund të rikthehet në platformë pa humbur të dhënat. Fshirja do të heqë profilin dhe postimet e tij, por llogaria e Instagram mbetet e paprekur.

Gjithashtu Threads ka prezantuar një opsion me anë të të cilit përdoruesit mund të përcaktojnë nëse postimet e tyre do të shfaqen përmes rekomandimeve në llogari të ndryshme në Facebook dhe Instagram.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...

Vrasja e Hekuran Billës, Apeli kthen dosjen për rigjykim. Shpresë për zbardhjen e krimit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshme vendosi pak...

Votimet në PD/ KOKOE: 12 mijë votues deri tani, zbulohet edhe elektorati me të drejtë vote

KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me...