Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

Me kokainë dhe pa patentë pas mesnatës, çifti i të rinjve i ikën policisë në Kavajë, por e pëson keq

Më datë:

Policia e Kavajës ka arrestuar dy të rinj, pasi janë kalur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe duke shkelur orën policore, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.

Në pranga kanë rënë një 29 vjeçar dhe një 19 vjeçare, të cilët sipas bluve të Kavajës, rreth orës 02:40, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe pasi janë larguar, dyshohet se shtetasi S. K., që drejtonte mjetin është shkëmbyer me pasagjeren E. Gj., duke deklaruar se e drejtonte ajo automjetin, ku nga verifikimet rezultoi se të dy nuk kishin leje drejtimi për automjetin.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të mjetit, policia gjeti e sekuestroi dhe 6.5 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Njoftimi i policisë:

Gjatë kontrollit të mjetit, Policia gjeti e sekuestroi dhe 6.5 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë intensfikuar kontrollet në territor, me qëllim kapjen e personave që qarkullojnë me armë e drogë, të personave në kërkim apo atyre që drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt dhe që nuk zbatojnë orën policore, në kundërshtim me masat anticovid.

Si rezultat i kontrolleve nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve S. K., 29 vjeç, dhe E. Gj., 19 vjeçe, të dy banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Prodhimi dhe Shitja e Narkotikëve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”

Këta shtetas rreth orës 02:40, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe pasi janë larguar, dyshohet se shtetasi S. K., që drejtonte mjetin është shkëmbyer me pasagjeren E. Gj., duke deklaruar se e drejtonte ajo automjetin, ku nga verifikimet rezultoi se të dy nuk kishin leje drejtimi për automjetin.

Gjatë kontrollit të automjetit që këta shtetas qarkulloin, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë me peshë 6.5 gramë dhe sende të tjera që shërbejnë për përdorimin e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia gati për protestën e opozitës, Hita: Do reagojmë sipas procedurave në rast shkeljesh

Kryepolici Skënder Hita në një konferencë për mediat u...

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...