Me armë zjarri pa leje në mobilerinë e tij, arrestohet 51-vjeçari

Më datë:

Një 51-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë, pasi është konstatuar me armë zjarri (pistoletë me mulli) në mobilerinë e tij.

Sipas asaj që njoftojnë uniformat blu, arma e zjarrit në mobilieri është konstatuar pas një kontrolli në mobilerinë e të arrestuarit, teksa kanë bërë edhe sekuestrimin e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.6, operacioni policor i koduar “Gun”. Posedonte armë zjarri pa leje,  në subjektin e tij, arrestohet 51-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në inteligjencën informative,për një shtetas që mbante armë zjarri në subjektin e tij, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gun”.

Si rezultat i të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.H, 51 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në një subjekt (mobileri), në pronësi të 51-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me mulli.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Narkoshteti po shkërmoqet”, Berisha: Rama ndodhet në alarm

Kryetari i PD Sali Berisha në konferencën me gazetarët...

Kurbin, atentat ndaj makinës së kushëririt, arrestohen tre persona

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me...

Kufizime për mishin brazilian në tregjet europiane, Shqipëria merr masat e reja

Nga 3 shtatori, Shqipëria do të ndërpresë importin e...

Momenti i shumëpritur erdhi, Ronaldo dhe Rodriguez kurorëzojnë dashurinë në martesë

Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund beqarisë. Ylli portugez...