4.5 C
Tirana

Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti, arrestohet 17-vjeçari

Më datë:

Një 17-vjeçar në Durrës ka rënë në prangat e policisë, pasi pas një konflikti për motive të dobëta me një bashkëmoshatar të tij, ka qëlluar më armë zjarri në ajër.

Uniformat blu bëjnë të ditur se 17-vjeçari A. K., është banues në Sukth, Durrës.

“17-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 07.01.2025, rreth orës 15.30, në fshatin Kullë, Durrës, është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin H. M., bashkëmoshatar i tij, dhe gjatë konfliktit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari ka qëlluar në ajër gjatë konfliktit për motive të dobëta”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit te Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Telefoni më i hollë i palosshëm në botë gati për treg

Ka pasur thashetheme që qarkullojnë se Oppo Find N5...

Dortmund vijon “rënien e lirë”, Nuri Sahin në “fije të perit”

Nuk ka “paqe” për Dortmund, me verdhezinjtë që përballë...

Hasude me Arra

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është...

Zbulohet dinamika e re astronomike

Plutoni ka patur një impakt të butë me Carontin,...