Me 73 vota pro e 0 kundër! Miratohet projektligji për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë

Më datë:

Me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim, parlamenti i Shqipërisë ka miratuar sot projekt-ligjin “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023, “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjitshme”, në institucionet publike të arsimit të lartë”.

Propozimi për uljen e viteve të detyrimit të studentëve të mjekësisë për të punuar në Shqipëri pas diplomimit në 3 vite për vitet e para, dy vite për studentët e viteve 2-4 si dhe një vit për ata të viteve 5-6 u diskutua edhe në Komisionin e Ligjeve. Më 16 shtator, opozita hodhi akuza për tarifën e studimit, duke deklaruar se kostoja në relacion ishte tre herë më e lartë.

Diskutimet në Kuvend për këtë ligj rinisën, pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi pjesërisht ligjin për studentët e Mjekësisë.

Argumenti i Gjykatës Kushtetuese, se afati 5-vjetor është jo-proporcional, ka bërë që qeveria të propozojë që afati të ulet në 3 vite, për ata që fillojnë rishtaz, për studentët e vitit të dytë e deri në atë të katërt në 2 vite dhe për studentët e vitit të pestë e të gjashtë në vetëm një.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha reagon pas miratimit të raportit të IBAR: “U ekspozuan problemet e regjimit të Ramës”

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian pritet të kalojnë...

Takimi Rama–Takaichi: Japonia dhe Shqipëria synojnë forcim të marrëdhënieve dypalëshe

Kryeministri Edi Rama u prit në Tokio, nga homologia...

Gjykata e Prishtinës: Paraburgim njëmujor për zyrtarët e institucioneve serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim...