Mbi 33 mijë të vdekur nga koronavirusi në SHBA

Më datë:

Bilanci i viktamve nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 33.286, pasi 2.296 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Numri i rasteve me COVID-19 në SHBA është rritur në 671.425, me 31.692 raste të reja në 24 orët e fundit, treguan të dhënat e përditësuara.

SHBA ngelet vendi me më së shumti raste në botë, pasuar nga Spanja me 184.948 të infektuar, Italia me 168.941 dhe Franca me 147.113.

SHBA ka raste më shumë sesa katër vendet që radhiten pas saj së bashku, që janë Spanja, Italia, Franca dhe Gjermania me 138.273 raste.

Shteti më i prekur nga virusi në SHBA është New Yorku, ndërsa pas tij vijon New Jersey.

Numri i pacientëve në shtetin e New Yorkut u rrit nga 214.832 në 223.691.

Ndërkaq, në New Jersey deri më tani janë regjistruar 75.317 raste.

Shteti i New Yorkut njëkohësisht mban numrin më të madh të viktimave, me gjithsej 14.832 të vdekur nga COVID-19.

Deri më tani, në SHBA janë kryer mbi 3,4 milionë teste, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 56.236.

Aktualisht, 109.526 persona po trajtohen në spitale në mbarë SHBA-në.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Me armë dhe municion luftarak me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të...

Kosova e shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit

Qeveria e Kosovës e ka shpallur si organizatë terroriste...

Irani: Do të përdorim të gjitha kapacitetet për të mbrojtur interesat kombëtare

Irani tha të dielën se do të përdorë “të...

U vetëplagos me armë gjahu, 35-vjeçari humb jetën gjatë rrugës për në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm...