Masat ndaj Sali Berishës, reagon Altin Dumani

Më datë:

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani duke komentuar vendimin e SPAK, për Sali Berishën, thekson se vendimet e prokurorisë janë konfirmuar në të dyja shkallët e gjyqësorit.

Në përgjigje të pyetjes nëse ka pasur qëndrime të ndryshme lidhur me kërkesën për “Detyrim Paraqitje” për kryetarin e PD Sali Berisha, sikundër edhe juristët janë ndarë nëse do duhej apo jo autorizim nga Parlamenti, Dumani komentoi veprimet që ka kryer SPAK.

“Nuk mund t’i japim Kuvendit kompetenca kushtetuese kur nuk i ka.

E kemi diskutuar.

Është diskutuar edhe me drejtuesin e prokurorisë.

Kërkesa është lënë në fuqi nga të dyja shkallët, edhe ajo e parë edhe nga Apeli”.

Sa i përket sekuestrimit telefonave ndaj Monika Kryemadhit apo hetimet ndaj Metës, Dumani tha: “Kontrollet tona janë instrument  apo mekanizëm si mjet për të gjetur prova. Sa i takon Metës, është çështje ndaj të cilës po kryhen ende hetime dhe nuk kam një koment”.

Deklaratat e tij u bënë gjatë një takimi informal me gazetarët.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

GJKKO pranon kërkesën, Ilir Beqaj do të qëndrojë jashtë kafazit në sallën e gjyqit

GJKKO ka pranuar kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për...

Ushtronin aktivitetin e këmbimit valutor në mënyrë të paligjshme, tre në pranga

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe...

Firmoset marrëveshja me SHBA-Greqi, Rama: Vlora kthehet në qendër të Evropës Juglindore

https://www.youtube.com/live/gsNmhKzzHAE?si=jFdCMZssHVJNJU9r “Deri një dekadë më parë ishte në buzë të...

Mbrojtja e Veliajt ‘shpërthen’ ndaj gjykatës: Hapni provat, kafazin dhe kamerat!

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca, ka reaguar...