Berisha: Dumani, një majtist i pakorrigjueshëm!

Më datë:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kreut të SPAK, Altin Dumani, ndër sa e cilësoi këtë të fundit një majtist të pakorrigjueshëm.

“Fakti që zoti Dumani ka pasur një çështje të veçantë, ky copëtim është copëtimi i lotëve të panumërta.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/912863126869455

Edi Rama jepte leje ndërtimi, e them me fakte. Nëse pallati ishte me 4 shkallë, ose hyrje, ai jepte një leje për 2 hyrje dhe një leje për 2 të tjera, në mënyrë që të vilte sa më shumë gjoba 3%-ce.

Nga rrugët kryen dhe SPAK me dosjet.

E merr dosjen dhe ia jep një Millonait, e tjetrit. Kjo është praktika se si të gjobiten më rëndë. Kjo është në praktikën e Ramës.

Arsyet që e bëjnë këta është se nuk guxojnë që qeverinë e partisë së tyre, pasi ju kam thënë se Duamni është majtist i pakorrigjueshëm.

Ai nuk pranon që partia e qeverisë së tij të shpallet organizatë kriminale.

E merr në zhvillim në tërësi, për çdo njeri normal, kryetar ka Edi Ramën, zv. ka Agaçin, dhe Veliajn, e me radhë.

Por kjo nuk mund të ndodhë. Partia e Rilindjes nuk mund të jetë organizatë kriminale për të, ndaj e copëzoi.

Është sistem gjobitjesh në rrugë. Po të merrni Erionin dhe Beqajn më rëndë është kryebashkiaku. Se doli një gjyqtar i ndershëm dhe tha se ky nuk mund t’i shpëtojë firmave (Për Beqajn).

Spak është një institucion politik zhvatës, gjobëvënës, që përdoret për instrumente për gjoba nga Rama.

Kujt i thotë hetim ai?

Atë që i dhanë amnisti Beqajt për herë të dytë?!

Fakti është se është e pakonceptueshme që të arrestosh Fushën dhe Zimixhiun, që i ka ndenjur si xhelat për të firmosur.”, tha Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...